Dyshime për vendosjen e një kamere ilegale në ShFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, AIP flet për rastin

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Mars, 2025

Komente


Dyshime për vendosjen e një kamere ilegale në ShFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, AIP flet për rastin

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), pas pranimit të njoftimit nga mediat lidhur me dyshimet për vendosjen e një kamere ilegale në ShFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të inspektuar dhe vërtetuar gjendjen faktike në këtë institucion arsimor.

Gjatë inspektimit të realizuar nga AIP, është konstatuar se në ambientet e shkollës-klasa nuk ka pasur kamera të vendosura për monitorim.


Megjithatë, AIP njofton se është identifikuar një regjistrim i bërë nga një punonjës i shkollës përmes telefonit të tij personal, i cili është realizuar në një kohë kur fëmijët nuk kanë qenë prezentë në klasë, dhe rrjedhimisht nuk ka pasur përpunim të të dhënave personale të nxënësve.



Në këtë kontekst, AIP thekson rëndësinë e respektimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rikujton të gjitha institucionet publike dhe private për obligimet e tyre ligjore në trajtimin e të dhënave personale. Çdo veprim që përfshin përpunimin e të dhënave personale duhet të jetë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

AIP do të vazhdojë të monitorojë dhe trajtojë me seriozitet të gjitha rastet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë e qytetarëve.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj